Gjiganti gjerman në krizë të madhe shkaku i koronavirusit

Skuadra e Bundesligës u ka kërkuar fillimisht tifozëve që të ndihmojmë klubin duke hequr dorë nga rimbursimi i biletave, dhe në këtë mënyrë të ndihmojnë klubin në këtë kohë të vështirë.

“Ne po mundohemi të zvogëlojmë shpenzimet, kemi dërguar punonjës në pushime pa pagesë, kemi ulur paga, kemi rënë dakord që lojtarët të mos paguhen”, ka deklaruar një zyrtar i këtij klubi, përcjell lajmi.net.

“Sigurisht, gjithçka varet kur do të mund të luajmë përsëri futboll. Sa më shumë që zgjatë kjo, aq më drastike do të jetë”.

Një nga datat më të rëndësishme në klub do të jetë 2 maji, kur ata duhet të marrin disa pagesa.

Kujtojmë se Schalke tashmë ka shuar klubin e basketbollit, që garonte në ligën e dytë gjermane shkaku i krizës./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close