Kombëtarja e Gjermanisë do të ballafaqohet me Rumaninë nga ora 20:45, shkruan lajmi.net.

Pas gjashtë ndeshjeve të luajtura gjermanët janë lider në grupin J me 15 pikë, ndërsa Rumania ka 10 pikë në pozitën e tretë.
Kjo përballje është shumë e rëndësishme për të dyja Kombëtaret qësynojnë kualifikimin, sidomos për Rumaninë që është në garë të fortë për pozitën e dytë që siguron ‘Play Off-in’.
Ndeshjen e parë të luajtur në Bukuresht më 28 Mars e pati fituar Gjermania 0-1 me golin e vetëm të realizuar nga Serge Gnabry.
Ekipi i Hansi Flick llogaritet favorit apsolut, por rumunët do të tentojnë të shkaktojnë befasi dhe të marrin të paktën një pikë.
Këto janë formacionet e mundshme të dyja ekipeve:
Gjermania: Neuer; Hofmann, Sule, Rudiger, Kehrer; Kimmich, Goretzka; Havertz, Wirtz, Sane; Werner
Rumania: Nita; Ratiu, Chiriches, Nedelcearu, Bancu; Stanciu, Marin; Hagi, Cicaldau, Maxim; Keseru /Lajmi.net/

