Florian Marku konfirmon datën e meçit të radhës

Vetëm pak ditë më parë Florian Marku u shpall kampion në katergorinë IBF pasi mposhti boksierin nga Ukraina, Maxim Prodan, shkruan lajmi.net.

Marku fitoi meçin me vendim unanim të gjyqtarëve, dhe tani ka filluar të mendojë për përballjen e radhës.

Boksieri shqiptarë përmes një postimi në llogarin e tij në Facebook ka konfirmuar meçin e radhës më 20 Nëntor.

Ky duel do të luhet në “Wembley” të Londrës, ndërsa kundërshtari i tij nuk është bërë i ditur ende.

Marku poashtu ka bërë të ditur që meçi i tij i radhës do të transmetohet në mediumin e njohur ‘SkySports’. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close