Kombëtarja e Shqipërisë niset drejt Hungarisë para ndeshjes shumë të rëndësishme

Kombëtarja e Shqipërisë do të jetë mysafire e Hungarisë në duelin që luhet nesër nga ora 20:45, shkruan lajmi.net.

Ekipi i Shqipërisë tashmë është nisur për në Hungari ku do të akomodohen para ndeshjes së nesërme që luhet në “Pushkash Arena”.

Do të jetë kjo një përballje shumë e rëndësishme për fatin e të dyja Kombëtareve në këto kualifikime.

Pas gjashtë ndeshjeve të luajtura, Shqipëria pozicionohet e dyta në grupin I me 12 pikë, ndërsa Hungaria është e katërta me 10 pikë.

Ekipi i Edy Rejas është shumë i motivuar para këtij dueli, futbollistët janë në formë të mirë, andaj do të kërkojnë maksimumin në këtë takim.

Në duelin e parë të luajtur në Elbsan, Shqipëria pati fituar me rezultat 1-0 falë golit të Armando Brojës.

Ndërkohë të martën Shqipëria do të luajë një tjetër ndeshje vendimtare në shtëpi ndaj Polonisë /Lajmi.ne/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close