Preisdenti i Torinos, Cairo: Ndoshta Belotti nuk dëshiron të rinovojë kontratën

Andrea Belotti ka kontratë me Torinon të vlefshme deri në qershor të vitit 2022, transmeton lajmi.net.

Presidenit i klubit italian, Urbano Cairo ka pranuar se ndoshta Belotti nuk do të rinovojë kontratën dhe mund të largohet si futbollistë i lirë verën e ardhshme.

“Ai nuk ka nënshkruar dhe ndoshta nuk dëshiron të nënshkruajë”.

“Unë bëra një ofertë që shkoi përtej aftësive të mia, por nuk mund ta detyroj atë të bëjë asgjë. Unë nuk mendoj se ai dëshiron të nënshkruajë”, tha Cairo.

Sulmuesi është pjesë e Torinos nga viti 2015 dhe ka shënuar 106 gola në 231 ndeshje në të gjitha garat.

Milan, Inter dhe Napoli janë klubet më të interesuar për shërbimet e tij në rast se nuk rinovon kontratën me Torinon. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close