Gavi: “Nëna ime mërzitet, më qorton shumë nëse debatoj dhe grindem në fushë”

Mesfushori i Barcelonës dhe Spanjës, i ashtuquajturi Gavi, i është përgjigjur kritikave rreth stilit të tij tepër agresiv të lojës.

“Trajneri Xavi përpiqet të më bëjë më të mirë, ai flet shumë me mua. Ndonjëherë shikoj ndeshje dhe mendoj: “Si kam menduar ta bëj këtë?” Por nëna ime vuan më shumë. Ajo më thotë gjithmonë të mos hyj në debat në fushë dhe zemërohet shumë nëse bëj.

Por unë e konsideroj veten një lojtar që luftoj deri në fund dhe nuk do ta humb kurrë atë cilësi.  Jam gati të bëj gjithçka që kam në dorë për Barcelonën”,- ka thënë Gavi, cituar nga Mundo Deportivo.

Këtë sezon në La Liga, Gavi ka bërë tetë paraqitje, duke shënuar një gol, një asist dhe tre kartonë të verdhë. Në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Portos për Champions League, mesfushori Gavi (90’+3), u përjashtua nga fusha e lojës në kohën shtesë të takimit për shkak se u ndëshkua me dy kartona të verdhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close