Liga e Parë e Futbollit të Maqedonisë së Veriut në kuadër të xhiros së tretë sot sjell edhe tre ndeshjet e fundit. Në kryeqytet Vardari pret Sileksin, Struga në fushë të vet do të përballet me Borecin, me ekipin strugan që do të kërkojë të marrë fitoren e parë në sezonin e ri. Ndërkohë Rabotniçki do të jetë mysafire e Pelisterit. Të gjitha tre ndeshjet do të nisin nga ora 17:00. Kujtojmë se ditën e djeshme Shkëndija dhe Renova regjistruan fitore, ndërsa triumf regjistroi edhe Shkupi në këtë xhiro, pasi mundi Bellasicën të premtën./Sportmania/


