Tjetër i prekur nga koronavirusi në Formula 1

Një anëtar i skuadrës së gomave – Pirelli- ka rezultuar pozitiv në testet e koronavirusit, bën të ditur ‘Repubblica’.

Tashmë shënohet rasti i dytë në Formula 1, pasi fillimisht një anëtar i McLaren kishte konfirmuar se është me koronavirus.

Rasti i McLaren bënte që gara hapëse e Melbourne (Australian GP) të shtyhej.

Me shpejtësinë që po përhapet ky virus, rrezikohet që të shtyhen edhe gara të tjera.

Nga Pirelli kanë thënë se anëtari i tyre është mirë, dhe nuk ka vuajtje të rënda. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close