Amir Rrahmani përcjell një mesazh për kosovarët

Mbrojtësi i Kosovës dhe skuadrës së Veronës, Rrahmani, ka gjetur kohë që të përcjell një mesazh për Kosovën, në kohën kur situata është e jashtëzakonshme nga koronavirusi.

Rrahmani iu është bashkuar thirrjeve që të qëndrohet në shtëpi, dhe të përmbahen rregullat, për të minimizuar përhapjen e virusit.

“Kosovë, ju bëj thirrje të rrini në shtëpi, përmajuni rregullave” ka shkruar Rrahmani në ‘Facebook’.

“Së bashku e kalojmë edhe këtë sfidë” ka shtuar kapiteni.

Rrahmani ndodhet në zonën më të prekur nga koronavirusi në Itali, pra në Veri të vendit. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close