Formula 1, Norris triumfon në Abu Dhabi

Lando Norris me McLaren fitoi sot garën e fundit sezonale në Formula 1, atë të zhvilluar në pistën e Yas Marina në Abu Dhabi. Një garë e dominuar nga piloti britanik, që e nisi atë nga “pole position” dhe e ruajti kryesimin deri në fund.

Sukses që i jep McLaren titullin kampion bote për konstruktorë pas 26 vitesh. Edhe Ferrari bëri një paraqitje shumë të mirë me të dy pilotët e saj, që u ngjitën në podium, me Carlos Sainz dhe Charles Leclerc.

Gjithsesi, kjo nuk i mjaftoi “kokëkuqes”, që e mbylli botërorin në vendin e dytë për konstruktorë, 13 pikë pas McLaren. Ai që shkëlqeu ishte Leclerc, që e nisi garën nga vendi i 19-të dhe e mbylli në të tretin. Por Norris ishte i pagabueshëm, duke bërë një garë të qetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close