Struga Trim Lum prek suksesin më të madh në histori të saj, duke u kualifikuar në fazën e play off-it në Ligën e Konferencës, ndërsa gëzimi edhe më i madh vërehej te kapiteni Flamur Tairi, që është pjesë e gjitha këtyre sukseseve të njëpasnjëshme të skuadrës strugane.

“Unë jam pjesë e FC Struga Trim Lum që nga fillimet e saja, dhe vit për viti kemi arritur suksese të njëpasnjëshme, jam shumë i emocionuar për kualifikimin në ‘play-off’, është një arritje historike për ne, dhe shpresojmë të vazhdojmë akoma me suksese të njëpasnjëshme dhe pse jo të kualifikohemi edhe në grupet e Ligës së Konferencës.” – u shpreh fillimisht kapiteni Flamur Tairi, i cili për këtë arritje falënderoi bashkëlojtarët e tij, që sonte kishin dhënë shpirtin në terrenin e gjelbër, vetëm e vetëm për të vazhuar ëndërrën europiane.
“Sigurisht për këtë arritje dua të falënderojë të gjithë futbollistët, pasi kanë treguar një shpirt gare ta paparë sonte, kanë sakrifikuar që të gjithë, edhe ata që luajtën nga minuta e parë, edhe atë që u inkuadruan në lojë nga stoli, kanë treguar një entuziazëm, një përgatitje të jashtëzakonshme dhe i falënderojë të gjithë” – përfundoi Flamur Tairi.

