Fiorentina me detaje të reja rreth gjendjes së Moise Kinit

Në ndeshjen midis Hellas Veronës dhe Fiorentinës ndodhi një ngjarje e rëndë. Sulmuesi italian, Moise Kin, ishte detyruar të lëshonte lojën pasi që kishte pësuar një goditje në kokë, pas së cilës ishte rrëzuar.

Mirëpo për fat të mirë, Fiorentina bëri të ditur në rrjetet sociale se gjendja e futbollistit është e mirë dhe se është lëshuar nga spitali pas disa ekzaminimeve të bëra në spitalin e Veronës.

Një tragjedi tjetër kishte kapluar disa muaj më parë Fiorentinën, me Eduardo Boven i cili humbi ndjenjat e tij në ndeshjen ndaj Interit dhe më pas i është vendosur një defibrilator.

Kin, është një nga lojtarët kryesorë të Fiorentinës këtë sezon dhe ka shënuar 19 gola dhe 2 asiste në 30 ndeshje në të gjitha garat./IndeksOnline/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close