Filadelfia fiton finale e dytë të Super Boullit në historikun e vet

Skuadra e Filadelfias është kampioni i ri në futbollin amerikan, pasi që në finale e madhe, mundën bindshëm kampionët në fuqi, Kanzas Sitin me rezultat 40-22.

Në edicionin e 59-të të Superboullit, që u zhvillua në Nju Orlins, dilemat rreth fituesit u zgjodhën në pjesën e parë, në të cilën mbrojtja e shkëlqyer e Filadelfia-s i lejoi kundërshtarit të fitonte vetëm 23 metra të fushës. Gjërat nuk ndryshuan as në pjesën e dytë, ku Kanzas SIti shënoi pikët e para në fund të çerekut të tregtë, por në atë moment rezultati ishte 34-7.

Qendërmbrojtësi I Filadelfias, Xhejlen Hurts u shpall lojtari më i vlefshëm i ndeshjes finale, duke fituar 221 metra të fushës, me 17 nga 22 pasime të sakta në asistet drejt kolegëve të tij të skuadrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close