FFM ndryshon orarin e shitjes së biletave

Nga dita e djeshme dolën në shitje biletat për ndeshjen Maqedonia e Veriut-Kosovë që do të luhet me 26 mars në Shkup në kuadër të fazës plej of në Ligën e Kombeve. 

Në kryeqytet biletat janë lëshuar në shitje te biletaria afër stadiumit “Todor Proeski”. Ndërkohë, duke parë interesimin e madh për të blerë një biletë, nga Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut kanë njoftuar se biletaria do të jetë e hapur deri në orën 21:00 në mbrëmje. 

Një biletë për ndedhjen Maqedoni-Kosovë kushton 300 denarë dhe e njejta mund të blihet me leternjoftim ose pasaportë./Sportmania.al

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close