Në një përballje përcaktuese mbrëmjen e së shtunës në Mynih, Ferit Keta u përball me boshnjakun Albert Ugrincic, për titullin botëror të peshës light‑cruiser (85 kg) nën organizimin e ISKA-s. Ngjarja me titull “Munich Fight Arena” u mbajt më 5 korrik dhe e vendosi Ketan përballë një kundërshtari me përvojë dhe me tituj ndërkombëtarë, përfshirë tituj WAKO si profesionist dhe përfaqësime të suksesshme në boks amator.



Në fund të një nate të tensionuar, Keta nuk arriti të mbrojë titullin dhe humbi përballë Ugrincicit.
Pas ndeshjes, Ismail Keta, trajneri dhe vëllai i Feritit, reagoi po ashtu në rrjetet sociale. Ai e përshkroi duelin si një betejë “sport pur” dhe theksoi:
“Më mirë një humbje ndaj një kundërshtari të fortë, se sa një fitore ndaj një të dobët.”
Gjithashtu, Ismail Keta nxori në pah karakterin dhe dinjitetin e Feritit, duke i dhënë kurajë për të kërkuar revansh në duelin e ardhshëm.

