
Ish-portieri i kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha, pritet që shumë shpejt të bëhet me klub të ri. Një video e publikuar në rrjetet sociale, Berisha shihet duke u përgatitur intesivisht dhe është gati për të nënshkruar me klubin e ri.
Momentalisht, 35-vjeçari gjendet në Itali, kurse skuadra e tij e re ende nuk dihet saktësisht, mund të jetë edhe Arabia Saudite si destinacion.
Berisha pas Euros 2024, u pensionua nga kombëtarja e Shqipërisë, kurse pikërisht gjatë këtij viti u largua nga Empoli dhe tani ka kohë që është pa skuadër.