8 gola në 11 ndeshje për sulmuesi shkupjan Erdon Daci në Belgjikë, ku shkëlqen me ekipin e Vesterlos. 23 vjeçarit përfundimisht i ka bërë mirë kalimi nga Konjaspori i Turqisë në rradhët e Vesterlos, ku po zhvillon një sezon ëndërrash. Titullar në formacion, me besim dhe liri nga ana e trajnerëve konvertohet nga Daci në 8 gola, dy prej të cilëve në sfidën e fundit të dielën ndaj Mouskronit, kur ndihmoi ekipin e tij të fitonte 4:3 me përmbysje të rezultatit. Me 8 gola të realizua Daci është në mesin e golashënuesve më të mirë në kategorinë e dytë të futbollit belg, ku Vesterlo udhëheq bindshëm renditjen dhe pas vetëm 14 xhirove ka 33 pikë, 13 më shumë se Deinze e vendit të dytë. Kjo nënkupton se Vesterlo është favorit i madh për tu kthyer në Pro Ligën e Belgjikës, ku shqiptari pritet të vazhdojë ritjen e tij. Erdon Daci ka nisur karrierën te moshat e Vardarit, prej ku kaloi në Turqi te Konyaspori. Kishte momente shkëlqimi në kampionatin turk, por vendosi të kalojë në Belgjikë në kërkim të aktivizimit të rregullt dhe duket se ka bërë lëvizjen e duhur. Po vazhdoi me këtë ritëm, seriozisht futet në konkurencë për ekipin përfaqësues të Maqedonisë së Veriut.


