Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Erdon Daci ka shënuar gol për skuadrën e tij Vesterlo ndaj Rojal Union në kampionatin e Belgjikës.

Daci realizoi në minutën e 10-të për epërsi të Vesterlos, ndërsa Rojal Union barazoi bë të 32-të dhe në fraksionin e dytë shënoi edhe dy gola tjerë për fitore, duke vazhduar të qëndrojë bë krye të renditjes tabelare në kampionatin belg.
Skuadra e Erdon Dacit është e parafundit me 8 pikë, pas 12 xhirove të luajtura, përderisa për shqiptarin është goli i tretë që shënon në këtë sezon.

