Sulmuesi që luajti në Bundesliga, Omar Marmoush, tashmë ka nënshkruar me Mançester Sitin. Gazetari italian, Fabrizio Romano raporton se pritet të zyrtarizohet transferimi i lojtarit të Aintraht Frankurt te ekipi i Pep Guardiolas.

Klubi anglez do t’i paguajë plotë 75 milionë euro për shërbimet e sulmuesit nga Egjipti.
25-vjeçari ishte transferuar te Frankfurti nga Volfsburg gjatë vitit 2023 për zero cent, kurse tani shitet për 75 milionë euro. Gjatë këtij sezoni në Bundesliga, Marmoush ka shënuar 15 gola dhe ka bërë 10 asiste në 17 ndeshje të zhvilluara./Indeksonline/

