
Është zhvilluar xhiro e radhës në elitën e basketbollit amerikan, ku nuk kanë munguar ndeshjet spektakolare dhe befasitë. Padyshim që ndeshja kryesore është zhvilluar në “Intuit Dome” në Kaliforni, ku Los Anxheles Klipers pësoi humbje para adhuruesve të vet nga Boston Seltiks me rezultat 113:117. U desh koha shtesë që të përcaktohej fituesi, pasi koha e rregullt u mbyll baras 103:103.
Xhejlen Braun me 25 pikë ishte basketbollisti më efikas te Seltiks, derisa Xhejson Tatum shtoi 24 të tjera në fitoren e 31-të të sezonit.
Fitore ka shënuar edhe Minesota që ka triumfuar 114:115 në udhëtim te Dallasi, derisa Sakramento Kings ka triumfuar ndaj Golden Stejtit me gjashtë pikë diferencë 123:117.
NBA, rezultatet:
Atlanta – Detroit 104:114
Bruklin – Feniks 84:108
Dallasi – Minesota 114:115
Hjustoni – Klivlendi 109:108
Memfisi – Sharloti 132:120
Oklahoma Siti – Juta Xhaz 123:114
Sakramento – Golden Stejt 123:117
LA Klipers – Bostoni 113:117