Enis Bardhi, sot firmos dhe prezantohet nga skuadra turke e Bodrumsporit

Kapiteni i përfaqësueses së Maqedonisë në futboll, Enis Bardhi, pritet që të zyrtarizohet te skuadra e Bodrusporit. Sot ai pritet të kalojë teset mjekësore dhe pastaj do të pasojë prezantimi zyrtar të firmosjes së kontratës me skuadrën turke.

Bardhi kishte oferta nga klube të Spanjës dhe të Turqisë, që në fund me insistim të trajnerit të Bodrumsporit, Volakn Demirel. Mesfushori shqiptarë ka vendosur që të vazhdojë karrierën në klubin që e ka paralajmëruar si përforcim i madh në garën për mbijetesë në Superligën e Turqisë.

Bardhi do t’i bashkohet klubit turk ku luajnë edhe dy shqiptarë, si Arlind Ajeti dhe Taulant Seferi. Bodrumspori është në pozitën e 16-të me 16 pikë dhe po lufton për mbijetesë këtë edicion.

Enis Bardhi, i cili vjen nga shkolla e futbollit të FC Shkupit, më parë ka luajtur për Brondbin, Prespa Birlik, Ujpesht dhe Levante, para se të kalojë te Trabzonspori.  

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close