Klubet e nivelit të larta në Norvegji kanë votuar pro heqjes së sistemit “VAR” nga futbolli.

Shteti i Norvegjisë do bëhet vendi i parë që do të braktisë VAR-in, pasi 19 nga 32 klube votuan pro këtij vendimi.
Pas një periudhe konsultimi katër-mujore, që përfshinë klubet, lojtarët dhe grupet e tifozëve, skuadrat e nivelit të parë dhe të dytë të Norvegjisë votuan për heqjen e sistemit të teknologjisë. Federata e Futbollit të Norvegjisë pritet të marrë një vendim përfundimtar gjatë muajit mars. Liga e Parë e futbollit në Norvegji, VAR-in e prezantoi gjatë vitit 2023, por të gjithë tifozët ishin kundër.
Në fillim të këtij edicioni, ndeshja mes Rozenburgut dhe Lillestrom u ndërpre për shkak se tifozët hodhën në fushë ushqime të ndryshme./Indeksonline/

