Enis Bardhi: Luajtëm me karton të kuq, por falë Zotit arritëm fitoren 

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut ka marrë fitore me rezultat 2:0 përballë Armenisë në Shkup në kuadër të xhiros së dytë të edicionit të ri të Ligës së Kombeve. 

Enis Bardhi ishte heroi i këtij takimi, pasi kur Maqedonia ishte me një lojtar më pak në fushë qē nga pjesa e parë, kapiteni arriti të realizoi një super gol që rrallë shihet në futboll. Shifrat e fitores 2:0 i fiksoi Bojan Miovski, teksa pas ndeshjes ka folur Enis Bardhi. 

“Kjo fitore është e veçant. Luajtëm me karton të kuq, por arritëm të bëjmë disa lëvizje të vogla dhe fal Zotit morëm fitoren. Mendoj që fitorja është e merituar. E falenderoj publikun për mbështetjen. Kjo përfaqësuese ka një grup shumë cilësor, por veçanarisht njerëz të mirë. E nisëm keq edicionin e ri, por ndoshta ky do të jetë çelësi për të përfunduar të parët në grup. Kemi folur shumë në dhomat e zhveshjes, kemi kuptuar dhe pranuar kritikat dhe le të vazhdojmë kështu”, ka thënë Bardhi. 

Maqedonia tashjë është lidere e grupit me 4 pikë, duke lënë pas vetes Armeninë, Letoninë dhe Ishujt Faroe.

Ekipi përfaqësues i vendit, ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve, i luan muajin tetor, ku do të përballet në transferta me Armeninë dhe Letoninë. /Sportmania/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close