Pas Prishtinës edhe Teuta e Laçi kanë mbyllur aventurat europiane për këtë verë. Teuta është mposhtur nga skuadra irlandeze Shamrock Rovers me rezultat të përgjithshëm 0 – 3, derisa Laçi nga gjiganti belg, Anderleht me rezultat të përgjithshëm 1 – 5.

Rovers fitoi me rezultat 0 – 2 në “Elbasan Arena”.
Gaffney ishte ylli i kësaj ndeshje duke shënuar dy herë në portën e kampionit të Shqipërisë (20′, 62′).
Ndërkohë, Laçi u mposht gjithashtu në të dy takimet ndaj Anderlechtit (2 – 1, 0 – 3).
Amuzu (32′), Verschaeren (72′), realizuan golat për klubin belg, derisa Lushkja shënoi golin e nderit për Laçin (85′).
Kësisoj, tani nuk ka asnjë skuadër shqiptare që vazhdon garat në Evropë./Lajmi.net/

