Ekipi përfaqësues i Maqedonisë së Veriut të hënën në mesditë ka caktuar grumbullimin para dy sfidave të fundit eliminatore për Kampionatin Botëror “Qatar 2022”. Për dallim nga lista fillestare e publikuar mesjavën e shkuar, me ekipin përfaqësues pritet të grumbullohet edhe një futbollist shtesë. Problemet me mungesat shkaku i dëmtimeve në repartin e mesfushës ka bërë që seleksionuesi Bllagoja Milevski të bëjë një lëvizje shtesë, duke dërguar ftesë për mesfushorin e Tiranës, Ennur Totre. Fantazisti tetovar luan në formë shumë të mirë me ekipin më të titulluar në Shqipëri dhe ftesa për tu bashkuar me ekipin përfaqësues të Maqedonisë së Veriut. Për Totren kjo nuk është hera e parë që grumbullohet me Maqedoninë, pasi që debutoi vitin e shkuar në eliminatoret për Kampionatin Europian, ndërsa ishte pjesë edhe e finales së Ligës së Kombeve kundër Gjeorgjisë në Tbilisi, ku Maqedonia e Veriut fitoi 1:0 dhe siguroi kualifikim historik në Kampionatin Europian.


