EKSKLUZIVE: Brdarovski rrihet nga Komitët, për arsye pse ishte pjesë e Shkupit?!

Skuadra e Vardarit që sezonin e ri do të luajë në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut, po vazhdon përgatitjet. Por, një skenë skandaloze ka ndodhur në stërvitjen e fundit, ku nga informacione jo zyrtare thuhet se Vlladica Brdarovski ka qenë i sulmuar nga ana e tifozëve “Komitët”. Sipas asaj që mësohet, kryesori i tifozëve është futur në stërvitjen e futbollistëve të Vardarit dhe ka goditur Brdarovskin si shkak i asaj që viteve të fundit, mbrojtësi i djathtë veshi fanellën e Shkupit. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close