Shkëndija ka lënë pas barazimin me Jagiellonian në Europë dhe krejt fokusin e ka drejtuar ka sfida e sotme me Makedonija Gj.P. në Tetovë.

Egzon Belica nga radhët e taborit kuqezi, ka folur para këtij dueli.
Egzon Belica: “Sipas mendimit tim, ditën e enjte edhe pse ndeshja përfundoj 1:1 dhe pësuam gol në sekondat e fundit, mendoj që për ekipin tonë ishte një rezultat shumë i mirë dhe mbi të gjitha një ndeshje e luftuar deri në sekondat e fundit. Tani kthehemi në kampionatin tonë, na pret një ndeshje që duhet patjetër të kemi një qasje të mirë. Futbollist që do të aktivizohen, besoj se janë psiqikisht dhe mendërisht gati për një ndeshje të luftuar shumë”.
“Po patjetër, ne veq më jemi bërë gati, kemi diskutuar të gjitha mënyrat se si duhet ti qasemi kësaj ndeshje. Dueli i së enjtes duhet ta lëmë anash dhe besoj qëllimi dhe fokusi duhet të jepet kampionatit tonë, duke filluar nga ndeshja e nesërme”
“Patjetër, neve të gjithë ekipeve ju qasemi maksimalisht, nuk është se na interesojnë problemet e kundërshtarëve. Më shumë merremi me mënyrën se si ne do të luajmë, këtë stafi i trajnerëve na i ka barë shumë të qartë, nesër na duhet një fokus maksimal dhe një qasje e angazhim shumë i madh”.

