Cavani është i gatshëm të dëgjojë ofertë nga ekipi brazilian Botafogos, shkruan goal.com.

Përfaqësuesit e Cavanit kanë bërë kontakte fillestare me skuadrën braziliane dhe ylli i Manchester United është i hapur për këtë ide.
Përveç ekipit nga Brazili oferta ka edhe nga ekipet e Evropës si dhe nga pjesa tjetër e Amerikës së Jugut.
Cavani në sezonin e tij të parë me ‘Djajt e kuq’ ka shënuar 17 gola në 39 paraqitje, ndërsa, roli i tij në ekip ka rënë pas ardhjes së Cristiano Ronaldos.
Këtë sezon në 15 ndeshje sulmuesi ka shënuar 2 gola në 15 ndeshje dhe pritet të largohet këtë verë.

