Spekulimet mes Newcastle dhe Koulibaly janë shfaqur fillimisht në Francë, dhe është tani Sky që ka dyfishuar zërat.

Reprezentuesi i Senegalit është i prirë për një largim nga Napoli, me skuadrën italiane që ka blerë kartonin e Amir Rrahamanit.
Prej kohësh, interesim për Koulibaly ka shprehur edhe Manchester United, që tani do të sfidohet nga Newcastle United.
Koulibaly, te Napoli është transferuar në vitin 2014 nga Genku i Belgjikës./Lajmi.net/

