Vjen reagimi i Bayernit pas vendimit për vazhdimin e sezonit në Bundesligë

Qeveria gjermane ka dhënë lejen për vazhdimin e sezonit ne mesi i muajit maj, duke ua dhënë mundësinë institucioneve të futbollit të vendosin për këtë gjë.

Sipas qeverisë, Bundesliga mund të rifillojë sezonin në gjysmën e dytë të majit, duke respektuar një plan të rreptë higjenik.

Këtë vendim të qeverisë e ka përshëndetur drejtori i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge.

“Dua të falënderoj politikanët për vendimin e sotëm, që mundësuan që sezoni i Bundesligës të luhet për përfundim”, ka deklaruar Rummenigge, përcjell lajmi.net.

“Tani mezi presim të rifillojmë lojën, në mënyrën ideale nga mesi i majit. Kjo siguron që vendimet sportive të merren në fushë dhe jo në sallën e bordit”.

“Unë do të doja të falënderoja shprehimisht DFL dhe Task Forcën për organizimin e jashtëzakonshëm dhe planet mjekësore”.

“U bëj thirrje të gjithëve që të ndjekin udhëzimet në këto plane, të cilat janë baza për rinisjen e lojës, në mënyrë shembullore dhe të disiplinuar”./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close