Presidenti i skuadrës italiane: Nëse nuk ndodh kjo gjë, më 30 qershor falimentojmë

Spinelli ia shiti Liveronon biznesmenit holandez, Majd Yousif më 6 shkurt, duke shënuar fundin e mandatit prej dy dekadësh në këtë klub.

Sidoqoftë, marrëveshje përkoi me shpërthimin e koronavirusit në Itali, dhe Spinelli thotë se nuk është dëgjuar me Jousif që nga ajo kohë.

“Unë nuk kam dëgjuar asgjë nga Jousif”, i tha ai Corriere dello Sport, përcjell.net.

“Nëse kjo marrëveshje nuk gjen zgjedhje deri më 30 qershor, unë do t’i mbyll dyert dhe do t’i jap kryetarit Salvetti çelësat”.

“Unë nuk do ta regjistroj Livornon për sezonin e ardhshëm”.

Livornon aktualisht renditen në pozitën e fundit në Serie B, por të gjithë kujtojmë këtë skuadër kur në të kaluarën ka qenë edhe pjesë e Serie A.

Shkaku i COVID-19, shumë skuadra të futbollit kanë pësua humbje të mëdha, një pjesë e vogël edhe kanë shpallur falimentimit./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close