Lojtari i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi assesi të gjejë hapësirat e tij te Lazio, po lidhet me një largim të mundshëm nga Italia.

Ofertat për të nuk mungojnë. Këtë e ka konfirmuar edhe drejtori sportiv i Lazio, shqiptari Igli Tare.
“Ne kemi pranuar një ofertë nga Rusia, por nuk mund të them më shumë se kaq”, ka thënë Tare.
Muriqi kalonte te Lazio në vitin 2020, për 20 milionë euro, nga Fenerbahce. Ai ka shënuar vetëm dy gola në 48 ndeshje.

