E fitoi Bayerni, por në Marseille shpërtheu festa pas përfundimit të finales

Më herët kemi dëgjuar edhe për rastet kur ekipet që kanë rivalitet të përjetshëm me njëra-tjetrën gëzojnë kur dështon kundërshtari. Por ajo që ka ndodhur me Marseillen i ka tejkaluar të gjitha limitet.

Që para disa ditësh u bë e qartë nga ana e autoriteteve se askush në zonë nuk mund të vishte fanellën e PSG-së, në vendin ku do të qëndronin tifozët e Marseilles. Kjo pasi mes ekipeve ka një rivalitet të madh dhe njoftimi disi i çuditshëm erdhi nga vetë policia, e cila e mendoi si të pamundur mbajtjen e kontrollit.

Menjëherë pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit Orsato, tifozët e Marseilles kanë shpërthyer në festë duke shpërthyer fishekzjarret dhe duke u mbledhur për të brohoritur. Një festë kjo e cila nuk mund të gjendet as në Gjermani, ndërsa trofeu i Ligës së Kampionëve duket se i përket Marseilles.. nëse bazohemi të festa, kjo nuk ka aspak dyshime. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close