E diela me dy ndeshje interesante Renova-Vardari dhe Struga-Shkupi

Fundjava do të sjell ndeshje interesante në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Përveç takimit Rabotniçki-Akademia Pandev që u zhvillua këtë të shtunë, të dielën në program do të luhen katër sfida përmbyllëse të xhiros së 22-të. Derbi do të ketë në Tetovë, ku Renova do të pret Vardarin. Skuadra nga xhepçishti e motivuar pas sukseseve ndaj Strugës dhe Shkupit në kampionat, do të pretendojë të merr maksimumin edhe ndaj liderëve aktual të renditjes tabelare. Vardari në xhiron e fundit u ndal nga Rabotniçki me barazim pa gola, ndërsa transferta me Renovën nuk pritet të jetë e lehtë.

Ndërkohë Struga Trim Lum pret Shkupin në fushë të vet. Bardhekaltërit nuk po kalojnë periudhë të mirë, ku pas dy humbjeve rresht në kampionat, në mesjavë u eliminuan edhe nga Kupa, ndërsa shpëtim i vetëm për ta rikthyer vetëbesimin në skuadër mbetet përballja ndaj struganëve. Sa i përket ekipit të Jeton Beqirit, jo rrallë-herë dijnë të bëjnë surpriza, pasi në mesjavë u kualifikuan në gjysmëfinale të Kupës, pasi mundën si mysafirë Renovën, ndërsa nën një atmosferë të tillë presin edhe Shkupin në shtëpi që pretendojnë fitoren.

Shkëndija në këtë xhiro do të luajë si mysafire në Veles përballë Borecit. Këta të fundit luajnë kanë regjistruar ndeshje të mira në terren vendas dhe pikërisht të njejtën pretendojnë ta bëjnë edhe kundër kampionëve në fuqi, duke marrë si përparësi terrenin me bar artificial, ku luajnë vazhdimisht. Por nga ana tjetër, kuqezinjtë nuk kanë hapësirë për gabime dhe shkojnë me objektiv për ta fituar ndeshjen dhe me tre pikë të rikthehen në Tetovë.

Përballja tjetër e kësja sfide do të jetë ajo ndërmjet Sileksit dhe Makedonija Gjorçe Petrovit. Të gjitha ndeshjet e xhiros së 22-të do të luhen nga ora 14:00./Sportmania.al

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close