Epoka post-Hamilton tashmë ka filluar te Mercedes, që kërkon të gjejë një zëvendësues të
denjë për britanikun, që do të shkojë te Ferrari vitin 2025. Të skuadra gjermane janë në
mëdyshje nëse të sjellin një pilot me përvojë apo një të ri.

Te Mercedes kanë britanikun tjetër George Russell, i rritur në akademinë e Mercedes, i cili do
të duhet të mbajë mbi supe ekipin nga viti 2025. Por kush mund ta zëvendësojë Lewis për t’u
bashkuar me të? Nuk mungojnë alternativat, duke qenë se në fund të vitit skadojnë kontratat e
Esteban Ocon, Alexander Albon, Pierre Gasly, Daniel Ricciardo, Carlos Sainz dhe mbi të gjitha
Fernando Alonso.
Por ka një tjetër skenar të bujshëm sipas të cilit Sebastian Vettel mund të rikthehet në garat në
Formula 1 nga viti 2025, duke u ulur pikërisht në makinën Mercedes. Katër herë kampioni i
botës, i cili doli në pension në fund të vitit 2022 pas dy viteve zhgënjyese me Aston Martin, ka
shprehur dëshirën e tij për t’u rikthyer në garat e Formula 1.
Vettel ka patur kontakte me Audi, i cili do të bëjë debutimin zyrtar në vitin 2026, pasi të bëhet
aksioner i Sauber. Por gjermani tani mund t’i drejtohet edhe Mercedes të paktën për një vit,
duke qenë se vendi i Hamilton do të jetë i lirë. Lidhja midis Vettel dhe Mercedes u hipotezua
edhe në vitin 2020, kur Ferrari nuk e rinovoi kontratën e tij, por Toto Wolff mori Russell.

