E arta olimpike fiton medalje të artë në Portugali

Distria Krasniqi, kampione olimpike, ka fituar Grand Prixin e Portugalisë, duke marrë kështu një tjetër medalje ari në Kosovë. Ajo mposhti në finale kroaten Ana Viktorija Puljiz. Në kategorinë -52 kilogramë, xhudistja kosovare ishte e pamposhtur sot, duke fituar katër lufta, shkruan lajmi.net.

Distria e kaloi raundin e parë pa kundërshtare, kurse në raundin e dytë mposhti francezen Leonie Gonzalez.

Pas francezes, të njëjtin fat e pati edhe Ariane Toro Soler, e cila nuk i hapi shumë vështirësi kosovares.

Gjysmëfinalja ishte një luftë më e vështirë për Distrian, e cila fillimisht shkoi në disavantazh prej 0:1, por barazoi dhe më pas bëri edhe IPPON për ta kapur finalen.

Në finale, Disi u përballë me kroaten Ana Viktorija Puljiz, të cilën po ashtu arriti ta kalonte me sukses, me IPPON, për medaljen e artë.

Kujtojmë se sot garuan edhe Flaka Loxha e Erza Muminoviq, por të dyja u eliminuan herët. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close