E ardhmja e Dybalës merr kthesë të papritur, sulmuesi surprizon me vendimin

Paulo Dybala nuk do të largohet nga Roma. Kur dukej gjithçka e mbyllur për kalimin e tij te klubi arab Al Qadsiah, argjentinasi i ka befasuar të gjithë duke hequr dorë nga një rrogë marramendëse (75 milionë euro në tre vite). 

Ka qenë vetë lojtari që ka dhënë lajmin me një postim në rrjetet sociale: “Faleminderit Roma, shihemi të dielën”. Një vendim i marrë teksa dy klubet po negocionin çmimin e kartonit të lojtarit. Në momentet e fundit duket se Dibala ka ndryshuar mendjen duke refuzuar milionat e eurove, teksa zgjodhi Romën.  

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close