Dy gjigantët anglez në garë për Asension

Marco Asensio thuhet se nuk është i kënaqur te Real Madridi dhe mund të largohet verën e ardhshme, transmeton lajmi.net.

Futbollisti ka humbur vendin në formacionin titullar që nga ardhja e Carlo Ancelottit, dhe duket se do të largohet.

Sipas ‘El Nacional’, Arsenal dhe Liverpool janë dy skuadrat më të interesuara për mesfushorin spanjoll.

Përveç ekipeve angleze, edhe Dortmund, Juventus dhe Milan janë duke monitoruar situatën e AsensioS dhe pritet të bëjnë oferta për transferimin e tij në fund të edicionit.

25-vjeçari, këtë edicion ka luajtuar 11 ndeshje me “Los Blancos” në të gjitha garat duke realizuar tre gola dhe një asistim. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close