Drejtori i Dortmund jep disa detaje për të ardhmen e Haaland

Haaland është një ndër sulmuesit më të mirë në botë në dy vitet e fundit, duke shënuar 74 gola në 72 ndeshje, transmeton lajmi.net.

Norvegjezi kërkohet nga top klubet evropiane, si Manchester United, Manchester City, Chelsea, Real Madrid dhe PSG.

Dortmund raportohet se është duke punuar që ta bind Haaland të vazhdojë bashkëpunimin edhe për 12 muaj, ku shpresojnë t’ia largojnë klauzolën e lirimit.

Watzke ka dhënë detaje për të ardhmen e qendërsulmuesit, ku ka pranuar se do vazhdojnë me negociatat në mënyrë që ta bindin për largimin e klauzolës.

“Mendoj se do flasim në javët e ardhshme. Nuk jemi në kontroll për këtë gjë. Nuk kemi presion për të negociuar sepse nuk kemi të nevojshme për të rinovuar kontratën”.

“Klauzola e lirimit? Pyetja është nëse do e aktivizojë ose jo atë klauzolë. Por, nuk do e kuptojmë këtë deri nga marsi ose prilli”, nënvizoi ai.

Ndërkohë, klauzola e lirimit e Haaland vlen rreth 75 milionë euro./Lajmi.net

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close