Lajmi ekskluziv i publikuar nga Sportmania për transferimin e futbollistit tetovar, Memetriza Hamza, nga KF Bashkimi i Kumanovës te Struga Trim Lum, duket se tashmë është konfirmuar nga drejtori sportiv i Bashkimit, Burak Hida.

Në një koment në lajmin e Sportmania-s, Hida shkruan: “I dëshirojmë suksese Memetriza Hamzas në klubin e ri. Po ashtu suksese Strugës. Ne dëshmojmë prapë se jemi klub që punojmë me talentat”.
Ky koment ka marrë disa pëlqime, përfshirë edhe një reagim me “zemër” nga vetë futbollisti Memetriza Hamza, duke e bërë lajmin tonë të pakundërshtueshëm.

Kalimi i Hamzës te Struga Trim Lum është një tjetër dëshmi e punës së KF Bashkimit si një klub që promovon dhe zhvillon talentet, duke i ofruar mundësi për të vazhduar karrierën në nivele më të larta.

