Reagon Shkupi: Pronarët e rinjë do ti shlyejnë të gjitha borxhet

Pas lajmit se shtëpia e futbollit FIFA ka bllokuar merkaton e Shkupit, për tre sesionet e ardhshme, kanë reaguar nga ekipi nga Çairi.

Sipas tyre, së shpejti gjithçka do të rregullohet nga ana e pronarëve të rinj.

“Lidhur me lajmet e fundit që qarkullojnë nëpër media, e që kanë të bëjnë me bllokimin e merkatos së FC Shkupit, njoftojmë opinionin sportiv, e në veçanti tifozët tanë se shumë shpejtë gjithçka do të rregullohet nga ana e pronarëve të rinj. Vetë Presidenti Yasin Konyali ka marrë përsipër për të shlyer të gjitha borxhet që na kanë mbetur si pasojë e çështjeve proceduriale për kalimin e klubit në pronësi të Drejtuesve të rinj. Siç dihet transferimi i dokumentacionit kërkon kohë, ndërsa të njëjtat tashmë janë në procedurë e sipër dhe se brenda javës që vjen edhe ky problem do të zgjidhet. Kjo nënkupton se FC Shkupi nuk do të ketë aspak probleme në merkaton e janarit, që e presim me padurim”, thuhet në njoftimin e Shkupit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close