“Jam i befasuar që nuk jam thirrur, mirëpo ajo është zgjedhja e seleksionuesit dhe ai e din se çka është më mirë për Maqedoninë në këtë moment”, thotë Doriev.

Ljupço Doriev duket se po shijon maksimalisht aventurën e tij me FC Sogdiana në elitën e futbollit të Uzbekistanit. Ish-sulmuesi i Shkëndijës për një periudhë të shkurtër është shndërruar lojtari kryesor i ekipit, duke e udhëhequr atë drejt realizimit të objektivit. Me tre gola dhe asiste vendimtare, lojtari nga Strumica mban ekipin pranë mbijetesës edhe pse kaloi në Uzbekistan vetëm për pjesën e dytë të sezonit. Dy nga 3 golat e tij kanë vlerë direkte të 6 pikëve, i fundit të shtunën e shkuar kur fituan 1:0 Buxoron. Megjithtë formën e shkëlqyeshme, Doriev i rregullt në grumbullimet paraprake, kësaj radhe pa ndonjë arsye nuk është përfshirë në listën e seleksionuesit Blagoja Milevski për ndeshjet me Italinë dhe Anglinë.
“Jam i befasuar, mirëpo ajo është zgjedhja e seleksionuesit dhe ai e din se çka është më mirë për Maqedoninë në këtë moment. Do të vazhdoj të luftoj, për të marrë ftesë sërish në të ardhmen për të qenë pjesë e reprezentacionit. Djemve ju uroj shëndet dhe rezultat pozitiv në këto dy ndeshje”, shprehet Ljupço Doriev.


