Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut e ka nisur me fitore aventurën e tij në Uzbekistan. Ish-sulmuesi i Shkëndijës ka luajtur 90-të minuta në fitoren 2:0 të skuadrës së tij Sogdiana në transfertën me Bunyodkor.

Takimi ishte në kuadër të xhiros së 14-të të Superligës së Uzbeksitanit dhe Doriev ishte përfshirë në formacionin titullar të Sogdianas. Strumicasi si gjithmonë ka zgjedhur numrin 14 dhe ishte ndër më të mirët në terren, duke treguar se po përshtatet shpejt në ambientohet në mjedisin e ri.
Kakhramanov dhe Zajmoviç shënuan golat e fitores për Sogdianan, me të cilat skuadra e Dorievit ngjitet në pozitën e 8-të në renditje me 17 pikë të tubuara.

