Ilirid Ademi e ka mbyllur aventurën te Erzeni në Shqipëri. Sulmuesi shqiptar nga Maqedonia e Veriut është larguar nga skuadra e Shijakut për të kërkuar një ambient të ri në këtë verë. Ademi te Erzeni u transferua verën e vitit të kaluar nga Egnatia, përderisa zhvilloi 31 ndeshje me ekipin shqiptar në Superligë, duke qenë lojtar i rëndësishëm i skuadrës, që ndihmoi jashtëzalkonisht shumë edhe ndeshjen e balotazhit për të qenë sërish pjesë e elitēs.

Ilirid Ademi gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Laçin, FC Shkupin, Renovën, Makedonija Gjorçe Petrovin dhe Gostivarin.

