Doriev e ka me Milevskin: Mendoj se meritoj një shpjegim pse nuk jam i ftuar për këto dy ndeshje!

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut këtë muaj do të luaj dy ndeshje kundër Italisë dhe Anglisë në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Europian 2024. Në listën e publikuar nga seleksionuesi Bllagoja Milevski për dy ndeshjet e fundit të këtij cikli, mungonte Lupço Doriev, ndërsa ky i fundit sot ka reaguar, duke kërkuar të paktën një shpjegim nga vet seleksionuesi pse nuk është pjesë e grumbullimit, për të cilën mendon se e meriton ti jepet një arsye.

“Më vjen keq që nuk do të jem pjesë e kombëtares në dy ndeshjet e ardhshme, megjithëse jam në formë të mirë dhe po shënoj gola për ekipin tim. Megjithatë, unë si gjithmonë e respektoj përzgjedhjen e seleksionuesit, jam i bindur se ai e di se çfarë është më e mira për Maqedoninë për momentin. Mendoj se meritoj një telefonatë apo një mesazh nga seleksionuesi si shpjegim pse nuk jam pjesë e përfaqësueses. Do të vazhdoj të punoj edhe më shumë dhe për të qenë sërish pjesë e kombëtares. I uroj bashkëlojtarëve suksese dhe rezultate të mira kundër Italisë dhe Anglisë. Të gjithë së bashku drejt suksesit në dy ndeshjet e fundit në këtë cikël”, ka shkruar Doriev.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close