Dorëzohet Djokovic, tërhiqet nga Roland Garros dhe lëshon vendin e parë

tërhequr nga Roland Garros për shkak të një dëmtimi në gju, duke dorëzuar njëkohësisht edhe vendin e parë të renditjes ATP.

37-vjeçari serb i dorëzon vendin e parë të renditjes talentit italian Jannik Sinner, i cili këtë vit po impresionin me paraqitjet e tij. Pavarësisht ecurisë së Sinner në pjesën e mbetur të turneut francez, italiani do t’i marrë vendin Djokovicit, pasi për të mbajtur kryesimin, serbi duhej të arrinte në finalen e Roland Garros.

Kjo është padyshim një arritje e madhe për 22-vjeçarin Sinner, që bën kështu realitet ëndrrën e tij, duke u ngjitur për herë të parë në histori në krye të renditjes për tenistë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close