Djali i Diego Simeones filmohet duke bërë disa gjeste fyese në drejtim të tifozëve të Real Madridit

Real Madridi ka pësuar humbje 3-1 në udhëtim te rivali lokal Atletico Madridi, në derbin që u zhvillua në kuadër të javës së gjashtë në La Liga.

Djali i trajnerit të Atletico Madrid, Diego Simeone, Gianluca Simeone, i cili ishte në “Cívitas Metropolitano” duke parë ndeshjen është filmuar duke bërë disa gjeste fyese në drejtim të zonës ku ndodheshin tifozët e Real Madridit.

Kjo ndodhi në golin e dytë Antoine Griezmann shënoi rezultatin 2:0 pas një goditjeje të shkëlqyer me kokë.

Gianluca Simeone u ngrit nga vendi për të bërë ato gjeste në drejtim të tribunës së Real Madridit.

VIDEO

Ky gjest i tij është kritikuar nga mediat spanjolle. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close