Denis Bastari, shqiptari që po ngjitet lart në strukturat drejtuese të UEFA-s

Denis Bastari vazhdon ngritjen e tij në hierarkinë e futbollit evropian, duke u emëruar së fundmi në pozitën Head of National Associations Development (Drejtor për Zhvillimin e Shoqatave/Federatave Kombëtare) në UEFA.

Ky emërim përfaqëson një hap të rëndësishëm në karrierën e Bastarit, i cili prej vitesh ka qenë pjesë e strukturave zhvillimore të UEFA-s, fillimisht në departamentin e programeve HatTrick, ndërsa tani merr një rol kyç në forcimin dhe zhvillimin afatgjatë të federatave kombëtare në gjithë Evropën.

Gjatë karrierës së tij, Bastari ka mbajtur role të rëndësishme edhe në Federatën Shqiptare të Futbollit, si Drejtor Administrativ, Drejtor i Departamentit Ndërkombëtar dhe Projekteve, si dhe ka qenë Team Manager i Kombëtares së Shqipërisë, UEFA Venue Director dhe UEFA Match Delegate, një profil i plotë që e bën atë një nga emrat shqiptarë më të respektuar në administrimin evropian të futbollit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close