Dëmtohet rëndë sulmuesi spanjoll, largohet nga fusha mes lotësh

Lajme të këqija për Atletico Madridin. Sulmuesi kryesor i Los Colchoneros, Alvaro Morata pësoi një dëmtim të rëndë në transfertën andaluziane ndaj Sevillas dhe la fushën e lojës mes lotësh.

Morata u përplas me një mbrojtës kundërshtar në fundin e pjesës së parë dhe u largua nga fusha me ndihmën e mjekëve, teksa paraprakisht dyshohet për një këputje të ligamenteve.

Sulmuesi spanjoll do të kryejë testet mjekësore vetëm të hënën, megjithatë nëse konfirmohet këputja e ligamenteve, atëherë Morata do të duhet t’i nënshtrohet një operacioni dhe të qëndrojë larg fushave për të paktën 6 muaj. Në këtë mënyrë sulmuesi do të mbyllte para kohe jo vetëm sezonin, por nuk do të arrinte të rikuperohej as për kampionatin europian.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close