Dallasi është mundur nga Atlanta me rezultatin 111:107.

Në mungesë të yllit të tyre, Luka Donqiq, i cili kishte disa ditë pushimi pas angazhimeve në “All-Star”, Dallasi nuk arriti që të bëjë një lojë dominuese për të marrë triumf, pasi Atlanta fitoi në minutat e fundit. Kolins shkëlqeu mbi parket me 35 pikë, ndërsa te ekipi fitues më i dalluari ishte Jang me 25 pikë dhe 10 asiste.
Ndërkohë Xhejms Hardeni ka luajtur edhe një ndeshje për tu mbajtur mend, duke i dhënë fitore bindëse skuadrës së tij përballë Jutas me shifrat 110:120. “Mjekroshi” realizoi plot 38 pikë për më pak se 40 minuta lojë, ndërsa në radhët e Hjustoni u dallua edhe Vestbruk që realizoi 34 pikë dhe 4 asiste./Sportmania.al

